Sporti

Visar Bekaj me paraqitje pozitive në Kupën e Turqisë, mbajti portën e paprekur

10/31/2023 21:34
nga:L J

Skuadra turke, Hatayspor ka zhvilluar sot takim me Sariyer në Kupën e Turqisë në futboll.

Portieri kosovar, Visar Bekaj ishte startues në këtë ballafaqim dhe mbajti portën e paprekur, shkruan GazetaBlic Sport.

Volkan Demirel i besoi portierit kosovar sot nga minuta e parë dhe Bekaj kishte paraqitje mjaft pozitive, duke mbajtur portën e paprekur në këtë duel.

Kujtojmë se Bekaj nuk kishte minutazh të madh në ndeshjet e para, megjithatë duket se besimi tek ai po rikthehet nga trajneri i madh turk, Demirel.

/GazetaBlic Sport