Sporti

Visar Bekaj: Është nder për mua që isha kapiten sot, unë përgatitem gjithmonë – luajë apo jo është çështje tjetër

11/16/2022 20:16
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar në shtëpi ndaj Armenisë.

Kosova barazoi në “Fadil Vokrri” ndaj Armenisë me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, portieri Visar Bekaj ka theksuar se është i lumtur që ka luajtur sot, teksa tha se janë një grup i mirë i lojtarëve.

“Është nder për mua që të isha kapiten sot. Unë përgatitem gjithmonë – luajë apo jo është çështje tjetër”, tha fillimisht Bekaj për SuperSport.

“Haliti ishte shumë i mirë, i qetë. Në pjesën e dytë u komponuam më mirë dhe luajtëm mirë. Kemi lojtarë të mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport