Sporti

Visar Bekaj: Ëndrra ime është të jem portieri i parë i Kombëtares, japim 100% për Kosovën

11/10/2023 17:12
nga:Mergim Rreci

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj është deklaruar para ndeshjeve të muajit nëntor.

Në një video-intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Bekaj tha se është i bindur që çdo lojtar që vjen të luajë për Kosovën, e jep 100% e tij.

Sipas tij, ftesa nga Kombëtarja është diçka madhore dhe se është i lumtur gjithmonë kur është pjesë e saj. Natyrisht, ai deklaroi se do të ishte edhe më i lumtur sikur ta kishte mundësinë që të luante dhe se ëndrra e tij është që një ditë të jetë portieri i parë i Kosovës.

Jam i bindur se çdo lojtar që vjen të luajë për Kosovën jep 100%. Kemi rastet e Vojvodës dhe Rrahmanit që kanë ardhur të lënduar dhe kanë luajtur. Kur të fton kombëtarja, është një gjë e madhe për mua. Edhe pse skuadra ime luante kundër Galatasaray-t në Turqi dhe do të ishte një mundësi e madhe, për mua prioritet ishte Kosova. Jam i lumtur që jam ftuar, por normalisht do të isha edhe më i lumtur nëse do të kisha mundësi të luaja”, tha ndër të tjera Bekaj.