Lajme

Visar Azemi: Shumë njerëz besojnë te puna dhe përkushtimi im, andaj rrugëtimin e nisur për në Kuvendin e Kosovës do ta vazhdoj përsëri me ju

12/08/2025 14:01
nga:G B

Visar Azemi, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara, ka parë se shumë njerëz besojnë në punën dhe përkushtimin e tij, raporton Gazeta Blic.

Andaj, ai ka thënë se do ta vazhdojë rrugëtimin e nisur për në Kuvendin e Kosovës.

“Sepse ky rrugëtim nuk është më vetëm i imi, por i të gjithëve që besojnë në një politikë të ndershme e të përgjegjshme. Çdo ditë angazhimi im është për qytetarët dhe për temat që i përfaqësoj me zemër e ndershmëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Visar Azemi mban numrin 16 në listën e LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Miq të dashur,

Gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara, në qindra takime, kam parë sa shumë njerëz besojnë te puna dhe përkushtimi im.

Prandaj, rrugëtimin e nisur për në Kuvendin e Kosovës do ta vazhdoj përsëri me ju.

Sepse ky rrugëtim nuk është më vetëm i imi, por i të gjithëve që besojnë në një politikë të ndershme e të përgjegjshme.

Çdo ditë angazhimi im është për qytetarët dhe për temat që i përfaqësoj me zemër e ndershmëri.

Prandaj, më 28 dhjetor ju ftoj ta mbani mend numrin 16 në listën e LDK-së.