Lajme

Visar Azemi: S’bëjmë marrëveshje me VV-në, janë tejkaluar të gjitha mirëbesimet

3 ditë më parë
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka ritheksuar në “Pressing” qëndrimin e partisë së tij kundër çdo forme bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Azemit, raportet mes dy subjekteve politike kanë kaluar çdo kufi të mirëbesimit, duke e bërë të pamundur një marrëveshje mes tyre.

“Ashtu siç jemi deklaruar disa herë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje sepse janë tejkaluar të gjitha mirëbesimet”, tha Azemi.