Visar Azemi nga Lidhja Demokratike të Kosovës ka thënë se përkrahja e madhe për LDK në Viti, tregon se ndryshimi është afër.
Reagimi i Azemit erdhi pasi LDK sot ka mbajtur tubim në Viti me “Turneun e Ndryshimit”.
Postimi i plotë:
Pas Prishtinës, sonte ishim në Viti me ‘Turneun e Ndryshimit’.
Përkrahja e madhe në qytetin e Vitisë për LDK-në është një dëshmi e fuqishme se ndryshimi është afër!
Vitia që gjithmonë ka qenë bastion i LDK-së, do të vazhdojë angazhimin edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Koha e ndryshimit ka ardhur! Bëhu Ndryshim!