Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka postuar në Facebook për tubimin “Turneu i Ndryshimit”, që sot nisi në Prishtinë.
Azemi ka thënë se janë prezantuar kandidatët për deputetë nga 5 degë të Prishtinës.
Ai shtoi se nga ky tubim, LDK dërgoi mesazh të qartë se ndryshimi nuk është larg, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Nesër tubimi i LDK-së do të mbahet në Viti.
“Turneu i Ndryshimit ka nisur sot në Prishtinë! Në një atmosferë energjike dhe me mbështetje të fuqishme kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga 5 degë të Prishtinës. Nga ky tubim masiv, LDK dërgoi një mesazh të qartë për gjithë qytetarët: ndryshimi nuk është larg, ai vjen më 9 shkurt 2025”.
“Turneu i Ndryshmit është një udhëtim për gjithë ata që besojnë se mund të ndërtojmë një Kosovë ku ka drejtësi dhe zhvillim. Nesër, turneu vazhdon në Viti, ku bashkë do të ngremë zërin për të ardhmen që e meritojmë. Është koha të bashkohemi për ndryshimin që na duhet”, ka thënë Azemi.
Postimi i plotë: