Lajme

Visar Azemi: LDK-ja ka plan të qartë për sektorin e energjisë, si projketi për ndërtimin e Termocentralit me Gaz në Ferizaj

01/24/2025 12:51
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 19, Visar Azemi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin në rehabilitimin e termocentralit Kosova A, duke thënë se vonesat e kësaj qeverie për të ndërmarrë hapat e duhur janë të papranueshme, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se sipas programit të strategjisë për energji, afati i fundit për rehabilitimin e Kosovës A ishte viti 2024, ndërsa qeveria ka vonuar seriozisht procesin.

“Kosova A – një pasuri e rëndësishme për prodhimin e energjisë në vendin tonë – vazhdon të lihet pas dore përkundër nevojës urgjente për rehabilitim.

Qeveria e Kosovës nuk i ka qëndruar pas zotimit që kanë paraparë pasi sipas programit afati i fundit për rehabilitim ishte viti 2024.

Sipas strategjisë së energjisë ne vitin 2025 do të duhej të finalizohej edhe Blloku B2, por qeveria është tepër vonë”, shkroi Azemi.

Ai akuzoi qeverinë, duke thënë se me këto vonesa vetëm ‘mafia energjetike’ ka përfituar, si dhe e quan të papranueshme qasjen e tyre, sidomos në një kohë kur stabiliteti energjetik është bërë një prioritet kombëtar.

“Nga vonesat ka përfituar vetëm mafia energjetike në krye me Martin Berishajn, është vjedhur shteti e qytetarët kanë paguar me shtrenjtë rrymën dhe kanë mbetur në terr.

Vonesat e qeverisë për të ndërmarrë hapat e duhur janë të papranueshme, veçanërisht në kohën kur stabiliteti energjetik është prioritet kombëtar”, tha ai.

Azemi potencon se kjo qasje duhet të marrë fund më 9 shkurt.

“LDK-ja ka plan të qartë për sektorin e energjisë, si projketi për ndërtimin e Termocentralit me Gaz në Ferizaj.”, përfundoi ai.

Postimi i plotë: