Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi me numër 19, thotë se Komuna e Ferizajt është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve.
Sipas tij ky është një lajm i mirë, pasi komuna që udhëhiqet nga Agim Aliu tentoi të rëndojë edhe më shumë qytetarët, por kjo u ndalua, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë keni postimin e Visar Azemit:
“Një lajm i mirë për qytetarët e Ferizajit
Komuna e Ferizajit është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve.
Në vend se Komuna të lehtësojë barrën financiare për prindërit, komuna tentoi që të rëndojë edhe më shumë anën financiare të tyre.
Kjo është një hajni e pastër e komunës që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu.
Kjo praktikë do të marrë fund shumë shpejt edhe në Ferizaj.
Me programin e LDK-së “Rruga e Re” parashihet sistem arsimor cilësorë dhe lehtësim për prindërit që kanë fëmijët në shkolla e çerdhe.
Lumir Abdixhiku 1✅
Visar Azemi 19✅”, shkruan ai.
/GazetaBlic