Lajme

Visar Azemi: Ferizaji në terr, Qeveria Kurti nuk i ofron as kushtet elementare për jetë

01/18/2025 16:13
nga:Sh R

Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se Ferizaji po përballet me reduktime të energjisë elektrike në mes të dimrit. Ai thotë se kjo po ndodh derisa “mafia energjetike në krye me Martin Berishajn janë ende të lirë”.

Azemi ka thënë e kjo Qeveri që s’po arrin t’i ofrojë as gjërat bazike për qytetarët do të marrë fund më 9 shkurt.

Ai ka thënë se me LDK do të ndërtohet Termocentrali me gaz dhe se “rruga e re” i jep fund mungesës së energjisë.

Postimi i plotë:

Ferizaji në terr

Në mes të dimrit dhe me temperatura të ulëta, qytetarët e Ferizajt po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Ndërkohë mafia energjetike në krye me Martin Berishaj janë ende të lirë.

Ky pushtet që nuk arrin të ofrojë as shërbimet bazike duhet të marrë fund më 9 shkurt.

Me LDK-në në qeverisje, do të ndërtohet Termocentrali me gaz në Ferizaj, si zgjidhje e përhershme e furnizimit me energji elektrike.

“Rruga e Re” i jep fund mungesës së energjisë elektrike.