Për 4 vjet Albin Kurti ka blerë rrymë mbi 800 milionë euro, thotë kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi.
Sipas tij, me një investim prej 500 milionë sot do ta kishim centralin me gaz.
“A e dini sa para ka paguar kjo Qeveri për import të rrymës? Mbi 800 milionë euro për 4 vjet. Me një investim prej 500 milionë eurove, sot do ta kishim centralin me gaz dhe Kosova nuk do të varej më nga importi i Vuk Hamoviqit. Pra, nuk është që s’kemi pasë mundësi si shtet”, thotë Azemi në videon e publikuar në Facebook.
Azmi thotë se kjo Qeveri ka vendosur t’i çojë paratë jashtë vendit.
“Mjerim! E këtë çmim po e paguajmë të gjithë ne me faturat e shtrenjta për çdo muaj. Me këto politika të mbrapshta, përfitojnë veç armiqtë e Kosovës. Mos të harrojmë, energjia është siguri kombëtare, dhe me ndërtimin e centralit me gaz, Kosova nuk do të varet më nga Serbia. Kosovës i duhet pavarësi energjetike, e LDK është garant i saj”, thotë Azemi.


