Lajme

“Virusi” Gërvalla prek edhe Nagavcin – Ngatërron flamurin austriak me atë të Danimarkës

09/23/2021 16:11
nga:N M

Ministrave të Qeverisë Kurti II nuk po u ecë mbarë me njoftimet në rrjete sociale për takime më zyrtarë të huaj.

Pas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në disa raste ka ngatërruar flamujt e shteteve, të njëjtin gabim sot e ka bërë edhe ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci.

Në një njoftim në “twitter” për takimin me homologun e saj austriak, Heinz Faßmann, në vend të flamurit austriak e ka vendosur atë të Danimarkës.

Megjithatë postimi i publikuar nga Nagavci me flamurin e Danimarkës është fshirë dhe është publikuar i riu me flamurin austriak.

“Pata kënaqësinë të takohem me homologun austriak, ministrin Heinz Fasmann. Ne shkëmbyem qëndrimet tona për rëndësinë e reformave në arsimin e lartë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të Austrisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në twitter.