Lajme

VIROZAT E STINËS DHE TRAJTIMI I TYRE TE MOSHAT PEDIATRIKE!

12/04/2025 17:28
nga:Sh R

VIROZAT E STINËS DHE TRAJTIMI I TYRE TE MOSHAT PEDIATRIKE!

*Tashmë jemi në stinën kur më së shumti dëgjojmë për shumë fëmijë që përballen me viroza.

*Kategoritë më të rrezikuara nga përjetimi i formave më të rënda të virozave janë fëmijët e vegjël nën moshën 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat apo personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

*Shenjat e një viroze tipike janë temperaturë mbi 38 c, dhimbje muskujsh dhe koke, ethe e djersitje, kollë e vazhdueshme dhe të tjera.

*Është më rëndësi që të kujdeseni për higjienën e duarve te fëmijët dhe të shmangni vendet me shumë njerëz.

*Kur kemi të bëjmë me viroza që shoqërohen me simptomat e mësipërme, mjeku pediatër rekomandon regjim shtrati dhe hidratim të vazhdueshëm gjithmonë me terapi të shoqëruar nga vlerësimi paraprak i mjekut.

*Të keni kujdes me përdorimin e barnave, ju asnjëherë nuk duhet të aplikoni te fëmijët tuaj terapi pa përshkrimin e mjekut sepse kjo mund të ketë efekt komplet të kundërt në organizëm.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar specialistë.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!