Sporti

Virgil Van Dijk thotë se me Alisson kuptohet shumë mirë

05/15/2021 13:18
nga:E K

Virgil Van Dijk ka folur për mardhënien e tij me portierin brazilian, Alisson Becker.

Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga 17 tetori i vitit 2020, pas lëndimit që mori në derbin ndaj Evertonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Që nga ajo kohë Liverpool ka pasur vështirësi të gjejë stabilitet në mbrojtje duke pranuar shumë gola në fazën defanzive.

Holandezi ka folur se sa mirë kuptohen me portierin e Liverpoolit dhe sa e rëndësishme është kjo për ekipin.

“Nëse shoh rrezik, unë mund t’i them Alisson të godas topin sa më larg portës sonë dhe pastaj fokusohemi t’a fitojmë topin e dytë. Ne kemi atë diversitet, ne mund ta ndryshojmë intensitetin e lojës, duke e luajtur herë me topa të shkurtër herë me topa të gjatë . Kjo është e rëndësishme dhe një nga pikat tona të forta“, tha Van Dijk.

Kapiteni i Holandës, konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në “EURO 2020” dhe do të fokusohet të rikthehet fuqishëm për sezonin tjetër me Liverpoolin.

/GazetaBlic Sport/