Sporti

Virgil van Dijk mbetet jashtë formacionit titullar të Liverpoolit për herë të parë që nga viti 2023

10/14/2026 18:34
nga:L J

Virgil van Dijk nuk do ta nisë si titullar ndeshjen e sotme të Liverpool-it; kjo shënon herën e parë që nga shtatori i vitit 2023 që ai lihet jashtë formacionit fillestar në një ndeshje të Premier League ose Champions League (duke përjashtuar ndeshjet pa ndikim në renditje apo ato ku nuk ishte fare në skuadër).

Hera e fundit që ndodhi kjo ishte kundër Wolves në shtator të vitit 2023, kur mbrojtësi holandez ishte i pezulluar.

Van Dijk gjithashtu e nisi nga stoli ndeshjen e Premier League kundër Brighton-it në maj të vitit 2025, kur “Të Kuqtë” e kishin siguruar tashmë titullin.

Pavarësisht se është 35 vjeç, Van Dijk mbetet një lojtar kyç për Liverpoolin.

Këtë sezon, ai ka luajtur tashmë në të 11 ndeshjet e klubit në të gjitha kompeticionet.

/GazetaBlic Sport