Sporti

Virgil Van Dijk flet pas ndeshjes: Rezultati është shumë i mirë, por asgjë nuk ka mbaruar

02/16/2022 23:08
nga:Mergim Rreci

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Interit.

“The Reds” triumfuan me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky është një hap i madh drejt kalimit tutje në Ligën e Kampionëve. Salah dhe Firmino shënuan golat e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp.

Kjo është fitorja e shtatë nga shtatë ndeshjet e fundit të zhvilluara në këtë kompeticion.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Virgil Van Dijk tha se janë të kënaqur me rezultatin, por se duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e dytë.

“Ne ishim gati për betejën, e dinim se do të ishte e vështirë. Kemi një rezultat të mirë, por kualifikimi nuk ka përfunduar. Duhet të jemi gati”, tha Van Dijk.

/GazetaBlic Sport/