Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 341-të, ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqin anëtarë të ri të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me mandat 4 vjeçar.
Husaj-Rugova mori dhjetë vota nga anëtarët Këshilli, ndërsa Bardiqi tetë vota.
Anëtarja e re e PZAP-së është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërkaq Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Pjesë e garës për anëtar të PZAP-së ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.