Sporti

Interi e demolon Bolognan, shkëlqen Edin Dzeko

09/18/2021 19:56
nga:Mergim Rreci

Interi ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Bolognas.

“Neruazzurët” triumfuan me rezultat 6 me 1, duke zhvilluar paraqitje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Martinez, Skriniar, Barella dhe Vecino shënuan nga një gol, kurse Edin Dzeko realizoi dy të tilla për skuadrën vendase.

Krejt në fund të ndeshjes, Theate shënoi ‘golin e nderit’ për skuadrën e Bolognas.

Interi momentalisht është në vendin e parë pas 4 ndeshjeve, atje ku ka arkëtuar 10 pikë.

/GazetaBlic Sport/