Real Madrid ka fituar derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka mposhtur ekipin e Simeones me rezultatin e pastër 2:0, me golat e Benzemas dhe Asensios, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje shkëlqyen edhe Vinicius me dy asistime dhe Modric në mesfushë.
Pas ndeshjes, Vinicius tha se Reali zhvilloi një lojë të mirë
“Mendoj se zhvilluam lojë të mirë, ishim të mirë në sulm dhe mbrojtje. Skuadra duhet të vazhdojë kështu dhe kush e di, ndoshta në fund festojmë me shumë tituj”.
“Unë provojë të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola ose i asistuar ata”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Real Madrid është lider i vetëm në La Liga me 42 pikë të tubuara, tetë më shumë se Sevilla që zë pozitën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


