Sporti

Vinicius viktimë e racizmit, Ancelotti: “Është një problem që duhet ta zgjidhë i gjithë futbolli spanjoll”

02/07/2023 23:02
nga:Lorik J

Episodet e vazhdueshme të racizmit ndaj Vinicius po testojnë durimin e lojtarit dhe të Real Madridit.

Carlo Ancelotti tha fjalën e tij në konferencën për shtyp, ku denoi sjelljet e tifozëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pyetja që bëj është kjo. Vinicius apo shokët e tij, kundër çfarë duhet të mbrohen? Këtu duket se problemi i përket Vinicius dhe nuk është i tillë. Është problem i futbollit spanjoll dhe ne duhet ta zgjidhim atë, Vinicius është viktimë e diçkaje që unë nuk e kuptoj”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport