Një nga yjet e Real Madridit – Vinicius Junior, ka dhënë një intervistë për “CNN”, në të cilën ka bërë të ditur se synimi i skuadrës është të fitojë tripletën këtë sezon.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin, kështu që e vlerësoj çdo moment si të ishte i fundit”, tha Vinicius.
“Më pëlqen stili i Mbappes, më pëlqen të luaj me të dhe e vërteta është se jam shumë i emocionuar për atë që mund të bëjmë. Ai vjen pasi ka shënuar kaq shumë gola, pasi ka fituar kaq shumë tituj, ai vjen në klubin e ëndrrave të tij dhe ku të gjithë duan të luajnë: Real Madridi”, shtoi braziliani.
“Synimi ynë tani është të fitojmë një tripletë. Kupa e Mbretit gjithmonë na pengon të fitojmë një tripletë, sepse ju luani kundër ekipeve shumë të forta në janar, që është periudha kur ka më shumë ndeshje, kështu që gjërat ndërlikohen,” përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


