Kupa e Botës 2022

Vinicius për asistimin e tij për Richarlison: Neymar ankohej për atë pasim, por këtë e kam mësuar nga Modric

11/26/2022 11:00
nga:E K

Brazili e hapi Kupën e Botës me fitoren 2:0 kundër Serbisë dhe Richarlison i shënoi të dy golat për favoritin më të madh të turneut. Veçanërisht i bukur ishte goli i dytë, të cilin Richarlison e shënoi me me gërshërë pas një pasimi nga Vinicius Junior.

“E kam praktikuar shumë. Neymar nganjëherë ankohet se e godita topin keq. Mësova shumë nga Modrici dhe gjithçka përfundoi mirë kështu që fillova ta bëja shumë në ndeshje“, tha Vinicius, përcjell GazetaBlic Sport.

Brazili do ketë punë me Zvicrën në ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport/