Sporti

Vinicius pas kualifikimit: Jemi sërish mes 4 skuadrave më të mira, duket e lehtë!

04/18/2024 00:22
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Real Madridi ka mposhtur Manchester Cityn në penallti, pasi 120 mintuat e lojës përfunduan me rezultatin 1-1. Rodrygo realizoi për Real Madridin në kohën e rregullt, kurse De Bruyne për Citizens.

Në penallti, Real Madrid ishte ekip më i saktë dhe fitoi me rezultatin 4-3.

Pas ndeshjes reagoi edhe Vinicius, i cili u shpreh i lumtur përmes rrjeteve sociale.

“Ja ku kalojmë mes 4 skuadrave më të mira në Europë!!! Edhe njehere!!! Duket e lehtë”, shkruan lojtari në Twitter.

/GazetaBlic Sport