Sporti

Vinicius pas barazimit me Bayernin: Është koha për një natë magjike në Santiago Bernabeu

04/30/2024 23:08
nga:Lorik J

Ka përfunduar pa fitues gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madridit.

Bayern Munich ka luajtur baras ndaj Real Madridit me rezultatin 2:2 në ndeshjen e parë që u zhvillua sonte në “Allianz Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat për Real Madridin në këtë duel i realizoi Vinicius Junior, i cili pas ndeshjes tha se është koha për një natë magjike në Bernabeu javën tjetër.

“Është koha për ta çuar Real Madridin aty ku i takon, në finale. Është koha për një natë magjike në Santiago Bernabeu”, tha ai për mediat ndërkombëtare.

Ndeshja e kthimit luhet në ‘Santiago Bernabeu’ me 8 maj, ku edhe do vendoset finalisti.

/GazetaBlic Sport