Kupa e Botës 2022

Vinicius: Ne duhet të ndihmojmë Neymar për një super Botëror

11/19/2022 16:17
nga:Mergim Rreci

Gjatë intervistës së dhënë për “Marca”, sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius fe vendosi theksin te Neymar.

Vinicius theksoi se skuadra e Brazilit duhet të japë maksimumin, duke ndihmuar njeri-tjetrin ne ndihmojmë Neymar që të kalojë një Botëror të bukur.

“Ai nisi shumë i ri, duke luajtur aq i ri dhe nën shumë presion, kështu që ai është një nga ata që shqetësohet sot se gjithçka është më e vështirë. Është një ëndërr të jesh me të, sepse ne jemi rritur duke e pasur idhull atë, ajo që ai bën si lider është shumë e rëndësishme dhe ai e di se duke ndihmuar njëri-tjetrin ne mund ta ndihmojmë edhe atë dhe të bëjë një Botëror të madh.”-tha ai.