La Liga do të raportojë zyrtarisht Vinicius Junior për gjestin që bëri ndaj tifozëve të Rayo Vallecano.
Ndeshja në “Vaillejas” përfundoi 3:3. Përveç gjestit, La Liga do të shqyrtojë edhe thirrjet e tifozëve që i paraprijnë.
Vinicius hyri në lojë në pjesën e dytë. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan brazilianin duke iu përgjigjur thirrjeve dhe britmave të turmës me një gjest që dukej se sugjeronte se Rayo do të binte në kategorinë e dytë.
Të dielën, presidenti i Rayo, Raul Martin Presa foli për radio COPE dhe i përshkroi veprimet e Vinicius si të pasjellshme.
/GazetaBlic Sport