Vinicius Junior e ka fituar çmimin e më të mirit nga FIFA.
Futbollisti i Real Madrid e pranoi çmimin para pak minutave në ceremoninë e organizuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht që humbi në garën për Topin e Artë, braziliani ia doli që të fitoi garën me Rodrin dhe futbollistët e tjerë, në kategorinë e çmimit për futbollistin më të mirë të zgjedhur nga FIFA.
“Më dukej e pamundur të mbërrija këtu në këtë skenë… Erdha nga një vend i vogël, afër varfërisë dhe krimit. Tani jam këtu. Vini falënderon të gjithë njerëzit në Real Madrid, familjen, miqtë, stafin e tij, Flamengon, vendin e tij dhe shokët e skuadrës“, tha futbollisti pas pranimit të çmimit.
/GazetaBlic Sport/