Duke folur pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League, Vinicius Jr rezervoi disa lëvdata për mbrojtësin e Barcelonës Ronald Araujo, duke pretenduar se uruguaiani ishte mbrojtësi më i mirë me të cilin ishte përballur ndonjëherë.
“Mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur është Araujo. Ai është shumë i fortë dhe shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse ai luan për Barçën.”
Araujo, gjithashtu, nuk ka ngurruar të lavdërojë Vinicius në të kaluarën, duke e quajtur atë lojtarin më të mirë në botë kur bëhet fjalë për situatat ballë për ballë.
“Për mua sot, Vinicius është numri një në një me një. Ai është një lojtar shumë i mirë. Është e vështirë ndaj tij, padyshim”, ka thënë ai.
/GazetaBlic Sport


