Sporti

Vinicius Junior turpërohet nga Di Maria, mesfushori argjentinas e driblon me topin në mes të këmbëve

11/17/2021 09:21
nga:Mergim Rreci

Ndeshja kualifikuese mes Argjentinës dhe Brazilit u mbyll pa gola.

Kishte raste nga të dyja anët, por që rrjetat mbeten të paprekura, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior dhe Angel Di Maria ishin në qendër të rrjeteve sociale, pasi që mesfushori argjentinas e dribloi në mënyrë të mrekullueshme sulmuesin brazilian.

Argjentinasi mori një top afër vijës anësore dhe me Viniciusin që po i afrohej me vrull, Di Maria vendosi t’ia fus topin mes këmbëve me lehtësi.