Sporti

Vinicius Junior sërish viktimë e thirrjeve raciste, tifozët e Betisit e ofenduan sulmuesin brazilian të Real Madridit

03/09/2023 16:28
nga:E K

La Liga, subjekti që organizon kampionatin kryesor në Spanjë, ka paraqitur një tjetër ankesë pranë autoriteteve për fyerje raciste ndaj Vinicius Junior, sulmuesit brazilian të Real Madridit.

Këtë herë, episodi fatkeq kthehet në ndeshjen e së dielës së kaluar në Seville, ku Real Madrid u përball me Betisin (0-0), përcjell GazetaBlic Sport.

“Të paktën një spektator e quajti Vinícius-in ‘majmun’ në disa raste, ofendime që u kapën nga audiomarrësit e kamerave televizive”, shpjegohet për ankesën, e shtata e bërë nga organizmi në sezonin aktual ndaj sulmuesit brazilian.

Në të paktën një rast, ankesa pati rezultate praktike: një tifoz i Mallorca-s u identifikua rreth një javë më parë, u gjobit me 4000 euro dhe u ndalua të hynte në ambiente sportive për një vit.

/GazetaBlic Sport/