Një nga yjet e mëdhenj të Real Madridit, Vinicius Junior, mund të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen e sotme kundër Real Sociedad në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, raporton gazetari Miguel Angel Diaz nga “COPE”.
E vetmja pikëpyetje nëse Vinny do të jetë kapiten i Los Blancos në San Sebastian është nëse Lucas Vazquez do të startojë nga minuta e parë, transmeton GazetaBlic Sport.
Kapiteni i parë Luka Modric mund të marrë pushim pas 86 minutave ndeshje ndaj Gironas. Zëvendës kapiteni Dani Carvajal është jashtë për pjesën tjetër të sezonit, ndërsa Federico Valverde dhe Thibaut Courtois janë duke u pushuar.

/GazetaBlic Sport/


