Sporti

Vinicius Junior para ndeshjes me Barcelonën: Bëhuni gati, ne po vijmë

2 vite më parë
nga:Lorik J

Vinicius shihet pa diskutim si një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe që mund të vendosë fatin e “Clasicos” në Kupën e Mbretit. Ai është lojtari i momentit dhe Reali kërkon ta shfrytëzojë. Vetë braziliani ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i lëshuar sfidën Barcelonën.

Me anë të një mesazhi të shkurtër, por kuptimplotë, Vini i ka lëshuar sfidën skuadrës së Xavit.

“Të dashur madrilenë, shihemi nesër (sot). Përpara të bashkuar deri në minutën e fundit”, ka qenë mesazhi i brazilianit për tifozët e “Los Blancos”, por edhe për vetë Barçën.

Ky është një slogan i përdorur jo pak nga Reali në rrugëtimin historik në sezonin e kaluar në Champions.