Ylli i kombëtares braziliane dhe Real Madridit, Vinícius Junior, nuk kishte dyshime për dedikimin e fitores 4-1 ndaj Koresë së Jugut.
“Shpresoj që të vazhdojmë të kërcejmë deri në finale. Dhe i dërgoj një përqafim të madh Peles, i cili ka nevojë për shumë forcë. Kjo fitore është për të. Le të shkojë gjithçka mirë, që ai të dalë nga kjo situatë dhe ne të jemi kampionë”, deklaroi ylli.
Sa i përket evolucionit të ekipit, Vinícius tha: “Do të ishte normale që, me kalimin e kohës, të rriteshim në konkurrencë. Me çdo lojë që kalon, ne bëhemi më të sigurt dhe të integruar. Sot luajtëm me një skuadër që na dha hapësirë dhe kur kemi hapësirë, është shumë e komplikuar për kundërshtarin, sepse krijuam shumë raste për të shënuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport