Sporti

Vinicius Junior është afër zgjatjes së kontratës me Real Madridin deri në vitin 2031

03/25/2026 09:05
nga:L J

Gazetari Nicolo Schira raporton se Vinicius Junior është afër të nënshkruajë një zgjatje kontrate me Real Madridin.

Me kontratën e tij aktuale që skadon vitin e ardhshëm, anësori brazilian është gati të nënshkruajë një kontratë të re, të përmirësuar deri në vitin 2031.

Ai ka shënuar 17 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë dy golëshin e shkëlqyer kundër Atletico Madrid fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka mbetur gjithmonë i vendosur ta mbajë Viniciusin.

/GazetaBlic Sport