Sporti

Vinicius Junior e fiton çmimin e futbollistit më të mirë të muajit në La Liga

12/10/2021 20:09
nga:Mergim Rreci

Vinicius Junior është zgjedhur nga LaLiga Santander si lojtari më i mirë i ligës për muajin nëntor pas paraqitjeve të tij kundër Rayo Vallecano, Granadas dhe Sevillas.

Sulmuesi brazilian u vlerësua më lart se lojtarët si Memphis Depay, Oscar Trejo dhe Antoine Griezmann dhe do të marrë çmimin para derbit mes Real Madrid dhe Atletico Madrid të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përcjell GazetaBlic Sport.

Vinicius ka shënuar një total prej 12 golash deri më tani në 2021/22 dhe ka regjistruar gjithashtu shtatë asistime.

Ai aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga Santander (10) pas shokut të tij të skuadrës Karim Benzema (12).

/GazetaBlic Sport/