Real Madrid po mendon të ndajë rrugët me Vinícius Junior nëse sigurojnë me sukses nënshkrimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, sipas Sport.
Sipas raportit, skuadra e La Ligës ka “vendosur tashmë” të shesë anësorin 23-vjeçar brazilian në rast të një marrëveshjeje të suksesshme për francezin, përcjell GazetaBlic Sport.
Presidenti i klubit Florentino Perez është i fokusuar në mënyrë aktive në transferimin e Mbappe në ‘Santiago Bernabeu’ dhe ata besojnë se largimi i mundshëm i Vinícius mund të kontribuojë në lehtësimin e një marrëveshjeje për Mbappe.