Roberto Firmino është tërhequr nga grumbullimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e tij të fundit për Liverpool.
Vinícius Jr. është ftuar në vend të tij për dy ndeshjet e ardhshme për kombëtaren braziliane. Ai do të zëvendësojë Roberto Firminon, përcjell GazetaBlic Sport.
Të enjten në mëngjes (04), Rodrigo Lasmar, doktor i ekipit brazilian, mori informacion nga departamenti mjekësor i Liverpool dhe informoi komitetin teknik se lëndimi i Firminos e pengon atë të marrë pjesë në stërvitjet dhe lojërat e ekipit në javët e ardhshme, kështu që u vendos që Vinicius të ftohet.
Kombëtarja braziliane do të takohet të hënën e ardhshme në São Paulo, vendndodhja e ndeshjes kundër Kolumbisë e cila do të luhet më pas të enjten. Pesë ditë më vonë, skuadra e drejtuar nga trajneri Tite do të bëjë ndeshjen e fundit në vitin 2021 kundër Argjentinës në San Juan.
/GazetaBlic Sport/


