Sporti

Vinicius Jr zgjedh kundërshtarin e tij më të vështirë, s’do i gëzojë tifozët madrilen

10/18/2024 16:49
nga:E K

Jemi vetëm pak ditë larg nga ceremonia e “Topit të Artë” për këtë vit, me yllin e Real Madridit, Vinicius JR që është njëri nga favoritët për ta fituar këtë çmim.

Vini JR cilësohet si favorit nga bastoret sportive për ta fituar çmimin më 28 tetor, pas një sezoni të mrekullueshëm me Real Madridin.

Braziliani shënoi 29 gola në të gjitha kompeticionet, duke e ndihmuar Real Madridin ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Por, ai konkurrent do të ketë bashkëlojtarin e tij te Reali, Jude Bellingham dhe yllin e Cityt, Rodrin.

Kjo është një rritje e madhe e Vinit, i cili është ende vetëm 24-vjeçar dhe ka shumë e shumë vite të tjera përpara.

Më 2022, në një intervistë për “SportBible”, Vinicius JR kishte zgjedhur kundërshtarët e tij më të vështirë, duke përmendur Recee James dhe Kyle Walker.

Por, që atëherë, ai ka ndryshuar mendje.

Ai tashmë kundërshtarin më të vështirë e konsideron Ronald Araujon e Barcelonës.

“Mbrojtësi më i vështirë që jam përballur është Ronald Araujo. Ai është shumë i fuqishëm. Për këtë ai luan për Barçën”, kishte thënë Vinicius JR, shkruan “Planet Sport”.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe jo vetëm, Reali dhe Barça do të përballen me njëri-tjetrin më 26 tetor në “Santiago Bernabeu”, dy ditë para ceremonisë së “Topit të Artë”.