André Cury, ish-bashkëpunëtor i Barcelonës për zbulimin e talentëve nga Amerika e Jugut, zbuloi për SER Catalunya disa histori mbi idhullin e ri të tifozëve të Real Madridit, Vinicius Jr.
Sipas Cury, Vinicius ka qenë gjithmonë fans i Barcelonës, pavarësisht se tani luan për ‘Los Blancos’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Agjentët e Vinicius ishin miqtë e mi të dashur, por ata më tradhtuan”, tha fillimisht ai.
“Vini ishte një tifoz i Barcelonës, aq shumë sa ka qarë kur Barcelona riktheu rezultatin ndaj PSG’së duke fituar 6-1. Ai e ka ndjekur gjithmonë Barçën, edhe pse në fund u transferua te Real Madridi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


