Vinicius Junior luajti një rol kyç në fitoren 3-2 të Real Madridit ndaj Atletico Madridit në Bernabeu në një ndeshje të xhiros së 29-të të La Ligas.
Braziliani shënoi dy gola dhe nuk e fshehu gëzimin e tij pas përfundimit të ndeshjes.
“Presidenti Florentino më thotë gjithmonë të shënoj 2 gola. Dhe pikërisht këtë bëra”, tha Vinicius pas ndeshjes.
“Sot jam një tifoz shumë i lumtur i Realit. Shpresoj që të gjithë të kthehen pa lëndime pas pushimit ndërkombëtar”, vazhdoi ai.
“Ne donim t’i bënim tifozët e Madridit të lumtur sonte, e dimë që ata janë gjithmonë të lumtur kur fitojmë një derbi”, shtoi braziliani.
/GazetaBlic Sport


