Sporti

Vinicius: Është fantastike të luash për këtë ekip, për këtë fanellë, në këtë stadium

05/09/2024 09:01
nga:Lorik J

Anësori i Real Madridit dhe një nga heronjtë e mëdhenj për kthesën ndaj Bayern Munichut – Vinicius Junior, ka komentuar një tjetër fitore historike në Santiago Bernabeu.

Mbretërit eliminuan Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 4-3 dhe siguruan një finale të Champions League kundër Borussia Dortmund.

“Është fantastike të luash për këtë ekip, për këtë fanellë, në këtë stadium. Ky është Real Madrid. Ne kurrë nuk dorëzohemi. E bëmë edhe një herë”, tha fillimisht Vinicius.

“Nëse duhet të mbrohemi, do ta bëjmë. Pas golit që pranuam, patëm mundësi për të shënuar. Tani shkojmë në finale dhe kemi shpresë. Jam i lumtur që mund të luaj për këtë ekip. Është një ëndërr. E vërtetë, unë u rrita i varfër në Brazil, dhe tani jam këtu dhe po shkruaj një histori të pabesueshme me këtë ekip dhe këta tifozë, për të cilët bëj gjithçka”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport