Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Real Madridi përtej vitit 2027.
Kontrata e futbollistit brazilian skadon verën e ardhshme, por sulmuesi është i qetë për të ardhmen e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
“Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi sulmuesi brazilian, i cili shkëlqeu me paraqitjen ndaj Monacos.
“Gjithashtu ka shumë diskutime për rinovimin e kontratës sime sepse më ka mbetur edhe një vit. Jemi shumë të qetë për këtë çështje”, vazhdoi ai.
“Unë i besoj (presidentit të Real Madridit, Florentino Perez) dhe ai më beson mua. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe do t’i zgjidhim gjërat në kohën e duhur. Nuk kemi asnjë nxitim për ta bërë këtë”, shtoi Vinicius.
/GazetaBlic Sport/


