Vinicius ishte sërish lojtari më i mirë i Realit në një ndeshje të rëndësishme. Në fitoren 2:0 kundër Chelseat në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ai regjistroi dy asistime.
“Kemi luajtur shumë mirë, kemi bërë presion gjatë gjithë kohës. Ishte një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Megjithatë, ne kemi ende një revansh në Londër, duhet të jemi të ftohtë atje,” tha braziliani.
Ai tha se dëshiron të qëndrojë në Real për gjithë jetën dhe të ndjekë shembullin e shokëve të tij më me përvojë:
“Dua të fitoj shumë trofe të Champions League, si Modric dhe Benzema. Ky është shqetësimi im kryesor për momentin. Të gjithë lojtarët që veshin fanellën e Realit, e dijnë se të luash në Ligën e Kampionëve është vërtet e veçantë. Faleminderit tifozëve që na çuan përsëri në fitore”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


