Dyshja sulmuese braziliane e Real Madridit – Vinicius Junior dhe Rodrygo – kthehen në ekipin e Los Blancos për ndeshjen e ardhshme ndaj Atalantës në Bergamo.
Vinicius ka dy javë që ka munguar për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Rodrygo i është dashur të përballet me shqetësime disa ditë më parë.
Të dy lojtarët e rikthyer në skuadër është një nxitje e madhe për Real Madridin, i cili do ta shohë ndeshjen kundër Atalantës si një fitore të domosdoshme.
Atalanta në anën tjetër po zhvillon mega paraqitje dhe ka 9 fitore radhazi në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport