Sporti

Vincent Kompany përpara ndeshjes hapëse të Bundesligës: ‘Në mendjen time, nuk kam asnjë titull’

08/27/2026 11:40
nga:L J

Vincent Kompany e pret me padurim sezonin e ri.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes hapëse, trajneri i Bayernit foli për motivimin e tij, fillimin e ri dhe sfidën kundër Stuttgart.

Kompany thekson se pavarësisht sukseseve të sezonit të kaluar, ai nuk sheh asnjë arsye për t’u mburrur: “Gjithmonë kam besim në mendjen time se mund të kemi sukses në fund. Por nuk je kurrë i sigurt, dhe kjo të jep energji. Duhet të fillosh nga e para.”

Belgu e sheh këtë si një motivim shtesë: “Në mendjen time, nuk kam asnjë tituj, duhet të provoj gjithçka nga e para. Kjo më jep shumë energji.”

Duke parë përpara ndeshjes hapëse të Bundesligës kundër Stuttgartit, Kompany pret një sfidë të vështirë: “Ndeshja kundër Stuttgartit do të jetë e vështirë, është një sezon i ri, ka mundësi të reja. Kjo e mpreh fokusin tonë në përgatitje. Pres me padurim sezonin e ri.”

/GazetaBlic Sport