Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka komentuar humbjen e skuadrës në ndeshjen e DFB-Pokal kundër Bayer Leverkusenit dhe njëkohësisht eliminimin nga ky kompeticion.
“Sigurisht që është shumë e hidhur që humbëm dhe jemi jashtë kupës. Kartoni i kuq ndikoi në ndeshje, por djemtë luajtën shumë mirë dhe treguan karakter.
“Kam luajtur në shumë ndeshje me dhjetë lojtarë dhe e di se sa e vështirë është. Krijuam raste, por për fat të keq, nuk arritëm të shënonim. Tifozët na dhanë një shtysë shtesë dhe vepruan si një lojtar shtesë.
“Nuk mund të fajësoj askënd”, tha Kompany.
Portieri Manuel Neuer u përjashtua nga loja në minutën e 17-të, duke shënuar kartonin e parë të kuq në karrierën e tij.
/GazetaBlic Sport