Lajm i mirë për Bayern Munich – trajneri Vincent Kompany u lirua nga spitali, disa ditë pasi pësoi një kolaps të papritur në qendrën stërvitore të klubit. Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv Max Eberl, i cili dha sqarime mbi gjendjen e belgut.
Duke folur për televizionin ARD përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut, Max Eberl konfirmoi se mjekët kishin diagnostikuar një acarim meningeal si shkak të incidentit të premten e kaluar.
Drejtori tha se Kompany tani mund të vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi, ku do të duhet të pushojë dhe të marrë ilaçe.
“Ky është, besoj, lajmi më i madh dhe më i mirë për të gjithë ne”, tha Eberl, duke shprehur besim në rikthimin e afërt të trajnerit, megjithatë, pa u zotuar për një datë specifike.
/GazetaBlic Sport


