Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe këtë javë.
Sot zhvillohet ndeshja kthyese mes Villarreal dhe Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në “Anfield”, me skuadrën angleze që ka avantazh të konsiderueshëm.
Megjithatë, skuadra spanjolle synon sonte një rikthim të mundshëm, pavarësisht që do të jetë shumë e vështirë.
Cilado skuadër që del fituese me rezultat të përgjithshëm, do të sigurojë finalen e madhe.
Ja formacionet e mundshme.
Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Capoue, Coquelin, Parejo; Lo Celso; Chukwueze, Dia
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz
/GazetaBlic Sport/


