Sporti

Villarreal – Bayern Munich, formacionet e mundshme

04/06/2022 09:54
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të jenë prezente edhe sonte me dy ndeshje të tjera fantastike.

Mbrëmë u zhvilluan dy çerekefinalet e para, atje ku Liveprool mposhti Benfican 1 me 3, kurse Manchester City fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Sonte është radha për dy çerekfinalet e tjera, atje ku një ndeshje e jashtëzakonshme na pret në Londër mes Chelseas dhe Real Madridit.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Villarrealit dhe Bayern Munich, atje ku skuadra gjermane është favorite, por që edhe spanjollët dëshmuan në ndeshjen ndaj Juventusit se mund të bëjnë gjëra të mëdha.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që zhvillohet në Spanjë.

Villarreal: Rulli; Aurier, Albiol, Torres, Estupinan; Pino, Parejo, Capoue, Trigueros; Danjuma, Moreno.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski.

/GazetaBlic Sport/