Sporti

Villarreal – Barcelona, formacionet e mundshme

11/27/2021 09:50
nga:Mergim Rreci

Disa ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot në top ligat ndërkombëtare.

Vëmendjen më të madhe e tërheq dueli i mbrëmjes në La Liga ai për javën e 15-të mes Villareal dhe Barcelonës, dy skuadra që vinë pas rezultateve jo të mira në Champions ku rrezikojnë eliminimin dhe që në kampionat për momentin janë jashtë objektivave, transmeton GazetaBlic Sport.

Villareal aktualisht ndodhet në vendin e 12-të me 16 pikë ndërsa Barcelona në vendin e 7-të me 20 pikë.

Xavi do të synojë fitoren e dytë radhazi me skuadrën e tij, pas fitores në në ndeshjen e tij të parë zyrtare si trajner i Barcelonës.

Ja formacionet e mundshme.

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Coquelin, Capoue; Pino, Dia, Danjuma

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Garcia, Alba; Nico, Busquets, De Jong; Dembele, Memphis, Gavi